Lajme

Mesazhi zanor: Popullit turk i shfaqet papritur zëri i Erdogan gjatë telefonatave

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 17 July 2017

Njerëzit që kanë zhvilluar thirrje telefonike drejt telefonëve celuarë turq gjatë mbrëmjes së djeshme kanë dëgjuar një papritur në linjë zërin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Para se të kryhej lidhja, telefonuesit duhej të dëgjonin një inçizim të presidentit me rastin e përvjetorit të parë të grushtit të shtetit të dështuar.

“Si presidenti tuaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqënie”, thuhet në këtë inçizim.

-Advertisement-

Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan konfirmoi në një mesazh të publikuar në “Twitter” se ky ishte një mesazh i sponsorizuar nga shteti.

Televizioni “CNN Turk” njoftoi se ky mesazh filloi të shfqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonët celularë por pa saktësuar nëse ky mesazh dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.

Por ky mesazh i Erdoganit nuk u shfaq më të sot në mëngjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera