Lajme

Mesazhi nga Amerika: Shqiptarët të heqin dorë nga “shpëtimi” i Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 03 May 2017

Situata politike dhe ngjarja e 27 prillit në Maqedoni, kanë nxitur reagime të shumta në mbarë Evropën, por edhe më gjerë.

Të fundit që kanë reaguar janë shoqatat shqiptaro-amerikane në Çikago, ku sipas tyre shqiptarët duhet të heqin dorë nga “shpëtimi” i Maqedonisë.

“Ndonëse kjo gjendje është e paqartë dhe me vijat e eskalimit të ndonjë konflikti ndëretnik,do të kërkojmë nga deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi dhe i “nominuar” për krytetar të Kuvendit të Maqedonisë që të ketë kujdes mos të bëhet ‘hero’ i pashpallur dhe në raport me orët e rënda politike dhe të sigurisë,mos të sillet si ushtarak, por le të mendojë të heqë dorë nga ‘detyra’ e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe përderisa nuk sqarohen dhe merren vesh ata pushtetarët maqedonas të përqarë për pushtetin, shqiptarët mos të bëhen viktimë e kohës pa kohë'”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan “Bota sot”. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera