Sport

Mesazhi i Kastriot Rexhës pas ndarjes me Dritës

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 17 June 2018

Njëri nga sulmuesit më të mirë të Kosovës, Kastriot Rexha, pas një edicioni shumë të suksesshëm me Dritën, si në rrafshin personal ashtu edhe në atë kolektiv, është ndarë me skuadrën gjilanase, ndërsa në edicionin e ri do të luajë për Feronikelin. Rexha ka bërë një postim emocional pas këtij vendimi për karrierën e tij.

“Ky sezon që përfunduam ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për mua, si futbollist, si në rrafshin individual, i rikthyer nga një lëndim i rëndë, ashtu edhe në rrafshin kolektiv ku arritëm ta shpallim Dritën kampion pas 15 viteve.

I jam thellësisht falënderues qytetit të Gjilanit ku gjeta mikpritje tepër të ngrohtë dhe bëra shumë miq. Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, bashkëlojtarët si dhe të gjithë kontribuesit që na mundësuan të bëhemi kampionë dhe të realizojmë ëndrrën e shumë fansave të klubit.

-Advertisement-

Mirëpo, një falënderim special shkon për INTELEKTUALËT që nuk na lanë vetëm në asnjë ndeshje. Pasioni dhe dashuria që kanë për klubin më ka emocionuar në çdo ndeshje dhe na kanë bërë që në fushë të japim më të mirën nga vetja. Të luaj për Dritën ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe nuk do ta harroj asnjëherë.

I falënderoj për korrektësinë dhe njëkohësisht, Dritës i dëshiroj suksese në para kualifikimet për Champions League dhe në edicionin e ardhshëm. Intelektualëve u them të vazhdojnë ta duan dhe përkrahin klubin deri në mbarim”, ka shkruar Rexha në profilin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera