Fokus

Mesazhi i ShBA-ve, dy herë brenda dite rikujton marrëveshjen Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 10 September 2020

Faqja në internet e Departamentit Amerikan të Shtetit dy herë brenda së enjtes ka publikuar video nga nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në të dy rastet kjo ujdi po konsiderohet historike, shkruan Gazeta Infokus.

Në videon e parë të publikuar në orën 1 e 20 shkruan: “Javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, në një zhvillim vërtetë historik, Presidenti Trump lajmëroi që Republikat e Serbisë dhe Kosovës, të dyja zotuan për normalizim të plotë ekonomik”.

-Advertisement-

Ndërsa në ora 15 e 30 është publikuar video tjetër për këtë marrëveshje, shkruan Gazeta Infokus.

“Shikone Presdienti Trump, Presidentin Vuçiq të Serbisë dhe Kryeministrin Hoti të Kosovës që nënshkruajn zotimin historik për normalizim ekonomik”./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera