Rozë

Mesazhi i fuqishëm në Kanë, vajza misterioze “lahet” me gjak

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 22 May 2023

Një vajzë e paidentifikuar ka dhënë një mesazh të fuqishëm në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Teksa po ecte, është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe.

Ajo i plasi ato dhe u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrite stafi i sigurisë për ta larguar.

-Advertisement-

Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën.

Ky incident ka ardhur pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.

Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Ukrainën, e reja u mbulua me bojë në premierën e filmit të Just Philippot Acid.

Shikoni videon:

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy