Lajme

“Mesazhi i fshehur” i Albin Kurtit, zbulon takimin Thaçi – Veliu

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 16 September 2020

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishte i ftuar në ceremoninë e shënimit festiv të vitit të ri hebraik, Rosh Hashanah.

Aty të ftuar ishin liderët kryesor të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

E nga kjo ngjarje, Kurti bashkë me fjalën hyrëse ka publilkuar edhe disa fotografi.

-Advertisement-

E në mesin e tyre që Kurti ka publikuar është edhe një fotografi ku mbrapa Kurtit po ndodhte një takim si më i veçantë.

Aty shihen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti sa ishte Kryeministër e kishte shkarkuar Veliun nga posti i ministrit, e që njëra nga arsyet e përmendura ishte se Veliu nuk i shërben Qeverisë por Hashim Thaçit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera