Mesazhi i Delawie: Nuk keni kë ta fajësoni për dështimet
Autori: Gazeta inFokus
19:32 | 21 September 2018
Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, në njërin ndër fjalimet e fundit në këtë pozitë, porositi liderët dhe qytetarët e Kosovës që të angazhohen në arritjen e synimeve të vendit.
Delawie, në një ceremoni lamtumirëse të organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi, tha se nëse 10 vitet e para ishin për krijimin e institucioneve, dekada e ardhshme duhet të jetë për fuqizimin e institucioneve.
“Kemi punuar në mënyrë produktive së bashku gjatë tri viteve të fundit në të mirë e në të keq, por po largohem me shpresë sepse e di që qytetarët e këtij vendi kanë potencial për të siguruar progresin e Kosovës drejt kapitullit të ardhshëm. Por ky progres varet nga ta”, tha ambasadori Delawie.
“Institucionet e drejtësisë ngadalë po e ndërtojnë besimin te qytetarët dhe njerëzit duan të shohin që politika nuk ndërhyn në drejtësi”, shtoi ai.
Sipas tij, tashmë kur kosovarët kanë marrë përgjegjësitë e plota nga EULEX në çështje të sundimit të ligjit, duhet të punojnë për të treguar rezultate.
“Pas ndryshimit të mandatit të EULEX-it, kosovarët tani janë tërësisht përgjegjës për sundimin e ligjit. Sukseset dhe dështimet do të jenë të juajat. Nuk do të keni kë ta uroni apo kë ta fajësoni”, tha ai.
Delawie foli edhe për dialogun me Serbinë.
“Liderët politikë, pa marrë parasysh cilës parti i përkasin, duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët në synimet e përbashkëta për Kosovën. Kosovës i duhet fryma e bashkëpunimit mes liderëve për të arritur progres”, tha ai.
Ndërsa Presidenti Thaçi tha se “Kosova është me fat” që ka miq dhe përkrahës si ambasadori Delawie.
“Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni angazhuar çdo ditë për një Kosovë çfarë e dëshirojnë qytetarët e Kosovës, jeni angazhuar për një Kosovë më të konsoliduar ndërkombëtarisht, për një Kosovë më të bukur e më të pastër”, tha Thaçi.
“Do të vazhdojmë punët që kemi nisur dhe që kërkojnë angazhim të madh”, shtoi ai.
“Për të hyrë në BE, NATO e institucionet ndërkombëtare duhet të arrijmë marrëveshje paqësore edhe me Serbinë prandaj mbesim të përkushtuar për të gjetur një marrëveshje paqësore jo vetëm për të siguruar njohje nga Serbia por edhe ulëse në OKB. E di që do të jetë e vështirë, por kjo është rruga e vetme përpara”, tha Presidenti i Kosovës.

T� tjera
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...
-
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të ...
-
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova...
































