Lajme

Mesazhi i Albin Kurtit për 8 mars

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 08 March 2021

Kreu i Lëvizjës Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan Gazeta Infokus.

Më 8 mars, Kurti deklaroi se në qeverisjen e tij do të jetë i përkushtuar në përkrahjen e grave.

“8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht.Sot e çdo ditë duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta. Barra shumë të mëdha u janë lënë grave. Ato jo vetëm e kanë emancipuar veten por tash prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë. Duhet ta bëjmë këtë bashkarisht dhe të ndajmë çdo përgjegjësi. Qeverisja jonë do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave. Qofshin gra punëtore, të papuna, gra rome, të varfra, në kohën kur lindin, apo kur nuk duan të lindin, kur kërkojnë punë apo kur diskriminohen në punë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu lideri i VV’së, ka thënë se beteja për barazi shoqërore duhet të nënkuptojë edhe betejën për barazi gjinore.

“Prej punëve të shtëpisë e deri te përgjegjësitë institucionale, le ta bëjmë Kosovën më të barabartë. Që kurrë më të mos vriten, shtypen a shfrytëzohen gratë. E, që beteja për barazi shoqërore ta nënkuptojë edhe atë për barazi gjinore.Urime 8 Marsi, nga marshi paqësor në Prishtinë ku morëm pjesë në solidaritet”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera