Sport

Mesazhi emocionues i Kariusit

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 23 July 2018

Ka ardhur edhe një moment i vështirë për Loris Kariusin, i cili pritet ta humbas vendin e tij në formacionin e Liverpoolit pas transferimit të Alisson Becker nga Roma për 75 milionë euro.

Kariusi e ka postuar një mesazh emocional në Instagram pas ndeshjes kundër Dormundit që e humbën 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në SHBA.

“Për ata që kënaqen me dështimet ose vuajtjet e dikujt, ndjej keqardhje për ju”, tha ai.

“Çfarëdo që është duke ju ndodhur në jetën tuaj dhe duke mbajtur kaq shumë urrejtje, unë lutem për ju që t’ju kalojë dhe gjëra të mira të vijnë tek ju”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera