Mesazhet e Grenellit – Taksa dhe dialogu mbi supet e qeverisë së re
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 January 2020
Porosia e të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit Richard Grenell, se Kosova duhet ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, është e drejtpërdrejtë dhe mjaft e qartë për institucionet e Kosovës dhe faktorët relevantë politikë në vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Sipas tyre, vizita e ambasadorit Grenell në Kosovë, tregon seriozitetin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në interesimin e tyre që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë.
Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme nëse Qeveria e ardhshme e Kosovës, do të jetë në gjendje që të vendosë menjëherë për heqjen e kësaj takse.
Për formimin e qeverisë së re, tashmë zyrtarisht është mandatar lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili synon një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetar i së cilës është Isa Mustafa.
Liderët e të dy partive, të enjten, kanë zhvilluar takime, veç e veç, me ambasadorin Grenell.
Analisti politik, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se porosia e parë e ambasadorit Grenell, nënkupton që SHBA-ja po insiston për formimin e qeverisë, por pa ndërhyrjen e saj se si mund të formohet ajo.
Për më shumë, sipas tij, përmes kërkesës kryesore për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, SHBA-ja e ka barazuar fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës me çështjen e taksës, duke e akomoduar edhe shqetësimin e Kosovës.
“Unë mendoj që partitë politike në Kosovë, përgjithësisht, kur u kanë ardhur mesazhe të tilla të drejtpërdrejta, sidomos nga nivele kaq të larta nga SHBA-ja, të paktën, të dyja partitë (Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës) duhet të jenë ose mund të jenë të gatshme që ta shqyrtojnë këtë kërkesë. Se a janë të gatshme për ta bërë këtë, mbetet për t’u parë. Por, kjo, po supozoj, mund të jetë ndoshta edhe njëra ndër arsyet për vonesat për formimin e koalicionit. Një farë lloj pasigurie e palëve se si të sillen në këto rrethana, nëse u hidhet një top i nxehtë në tavolinë, menjëherë që në javën e parë”, thotë Maliqi.
Ai shton se praktikat e deritashme kanë treguar se partitë politike në Kosovë i kanë ndryshuar qëndrimet atëherë kur u ka ardhur ndonjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos kur kërkesa vjen nga i dërguari special dhe me lidhje të drejtpërdrejta me presidentin e Donald Trump.
Analisti tjetër politik, Armend Muja, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që vizita e ambasadorit Grenell, duket si koincidencë me vonimin për krijimin e qeverisë në Kosovë, por ai ka kërkuar krijimin e kësaj qeverie.
Heqja e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nga ana e Kosovës, të cilën e kërkon ambasadori Grenell, sipas tij, do të ishte masë mirëbesimi për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Por, Muja nuk beson që heqja e taksës do të jetë në agjendën e qeverisë në pjesën e parë të këtij viti. Për më shumë, sipas tij, partitë politike që do të krijojnë qeverinë e ardhshme, do të kenë presion të madh të brendshëm, që kjo masë të mbetet në fuqi.
“Do të ketë presion që të ofrohet diçka si shkëmbim. Unë mendoj që vetëm liberalizimi potencial i vizave mund ta shtendosë qeverinë e ardhshme që ta marrë një vendim të tillë. Taksa, me të gjitha kundërshtitë dhe kontroverset, është një instrument që Kosova e ka përdorur si rezultat i ç’njohjeve për një kohë të gjatë, por edhe për shkak se ka popullaritet brenda vendit. Tash, duhet një ofertë tjetër e madhe, që është po aq popullore, për të shtendosur mjedisin politik për marrjen e një vendimi”, thekson Muja.
Më 21 janar, ambasadori Grenell ka ndërmjetësuar nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet avio-kompanisë gjermane Lufthansa me autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të hapur linjën ajrore Prishtinë – Beograd.
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësuan se ky ka qenë një hap paralajmërues se Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë përfshirjen e tyre në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë mënyrë, do t’ia marrin primatin në këtë proces Bashkimit Evropian, i cili deri më tash e ka lehtësuar dialogun ndërmjet dy vendeve në Bruksel.
Për më shumë, sipas tyre, Bashkimit Evropian është treguar i pafuqishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Siç thanë ata, së fundmi, trupat kryesorë të BE-së kanë treguar se nuk kanë pasur njohuri për marrëveshjen për të hapur linjën ajrore Prishtinë – Beograd.
Sipas tyre, pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, si shteti më i fuqishëm brenda Bashkimit Evropian, të jenë në krye të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...