Lajme

Mesazhe të rreme me zërin e Bidenit, hije të IA në parapraket e New Hampshire

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 23 January 2024

Sapo janë shfaqur hijet e inteligjencës artificiale në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, ku zyra e Prokurorit të Përgjithshëm po heton një sërë mesazhesh robotike, me shumë gjasa të krijuara artificialisht, që imitojnë zërin e presidentit Biden, i cili, sipas tyre, fton votuesit e shtetit të New Hampshire të mos votojnë sot në parapraket presidenciale republikane.

”Vota juaj bën ndryshim në nëntor, jo këtë të martë”, thotë zëri në regjistrimet e rreme, të manipuluara për t’u shfaqur si të dërguara nga një drejtues i komisionit të Partisë Demokrate amerikane.

”Këto mesazhe duket se janë një përpjekje e paligjshme për prishjen e zgjedhjeve paraprake presidenciale në New Hampshire dhe shkelin të drejtën e votuesve për të votuar”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

-Advertisement-

Ajo fton votuesit të injorojnë plotësisht përmbajtjen e këtyre mesazheve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera