Mesazh i presidentit Ademi: Vazhdojmë të palëkundur drejt realizimit të ëndrrës
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 07 December 2019
Gjatë qëndrimit në Varshavë së bashku me nënkryetarin Bakir Burri zhvilluam takime të shumta me krerët e federatave të shteteve anëtare të UEFA-s, por edhe me vetë krerët e FIFA-s e UEFA-s, Gianni Infantino dhe Aleksander Çeferin.
Gjatë këtyre takimeve fatkeqësisht kohën më të madhe ishim të detyruar t’ia kushtonim situatës së fundit rreth FFK-së, ku e sqaruam gjithçka në mënyrën më të drejtë dhe reale.
Sqarimi deri në detaje i gjithë situatës ishte më se i nevojshëm, duke pasur parasysh faktin se Komisionet e UEFA-s e FIFA-s veprojnë sipas raporteve dhe dokumenteve që i dërgojnë zyrtarët e tyre dhe FFK.
Anëtarët e këtyre Komisioneve nuk lëshohen në raporte njerëzore, shoqërore apo në mëshirë.
Ata kanë vetëm ligje dhe veprojnë ashtu siç e parashohin ligjet dhe rregulloret për situata të tilla, prandaj nuk është një situatë e lehtë as për ne kur kemi parasysh se kush i dha zjarr gjithë kësaj situate dhe kush është i interesuar që Kosova të mbetet sërish jashtë institucioneve të futbollit evropian dhe atij botëror.
Jemi në një periudhë kur kundërshtarët tanë vazhdimisht e kanë atakuar shtetin tonë, duke kërkuar heqjen e njohjeve dhe duke penguar institucionet tona sportive dhe kulturore në drejtim të depërtimit në arenën ndërkombëtare.
Andaj, të gjithë ne duhet të kemi kujdes, ngase krijimi i situatave të tilla çon deri të më e keqja apo thënë ndryshe i ndihmon ata që i kemi pasur vazhdimisht kundër dhe pengesë në realizimin e ëndrrave tona.
Pra, na duhet kujdes i madh sepse kanë kaluar kohërat kur mund të vendoset diçka me shantazhe e militarizëm dhe interesa grupore e klanore, e aq më pak individuale.
Futbolli e ka marrë rrugën e drejt, të pastër e transparente në sytë e UEFA-s, FIFA-s dhe popullit tonë, për çka falënderojmë të gjithë ata që janë kujdestarë të mbrojtjes dhe ruajtjes së pastërtisë dhe vlerave të futbollit e sidomos Kombëtaren tonë.
Federata e Futbollit dhe rezultatet që i kemi arritur deri më tash janë pjesë dhe kontribut i të gjithëve, e sidomos e lojtarëve Dardanë, tifozëve Dardanë, por edhe e gjithë Diasporës dhe popullatës tonë.
Në takimet me Infantinon dhe Çeferinin, i bëra lutje atyre në emër të KE të FFK-së, të institucioneve tona dhe më së shumti në emër të tifozëve Dardanët që të mos marrin masa, sepse do të vazhdojmë të palëkundur të punojmë ashtu sikurse deri tash në realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët.
Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi…
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...