Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trạfik qeniesh njerëzore drejt SHBA
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 27 February 2025
Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të policisë ai dyshohet se ka lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person.
“Në bazë të një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një nga të dyshuarit, shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar. I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person”.
Sipas Policisë aktivitetit i rrjetit kriminal për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dyshohet se ka nisur në vitin 2020
“Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020”.
Ndërkohë vijojnë hetimet së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...


































