Sport

Merret vendimi se a do të shtyhet ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 05 January 2022

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup midis Arsenalit dhe Liverpoolit e planifikuar për të enjten më 6 janar është shtyrë pas një kërkese zyrtare nga Liverpool për shkak të rritjes së rasteve të infeksioneve COVID në mesin e drejtuesve dhe stafit.

EFL tha se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me klubin gjatë 48 orëve të fundit në një përpjekje që ndeshja të luhej sipas orarit të paracaktuar, por Liverpool ka raportuar për raste të reja me COVID.

“Pasi i ka shqyrtuar plotësisht rrethanat e përfshira, EFL ka pranuar kërkesën e Liverpoolit pasi vendosi, megjithëse me ngurrim, se një shtyrje ishte e vetmja mundësi pasi Liverpool kërkon të shmang rrezikun e mëtejshëm të infeksionit në skuadër dhe te stafi e rrjedhimisht duke mbrojtur shëndetin publik”, ishte njoftimi zyrtar i organizatorëve të Carabao Cup, e njohur gjerësisht si Kupa e Ligës.

-Advertisement-

Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit do të luhet në “Anfield” më 13 janar 2022 në orën 20:45. Ndeshja e dytë është planifikuar të luhet në “Emirates” më 20 janar 2022 në orën 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera