Lajme

Merret vendimi: Prishtina subvencionon familjet me të ardhura më pak se 500 euro për t’i çuar fëmijët në çerdhe

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 25 May 2023

Shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna njofton se është marrë vendimi për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në kopshtet private.

Ky vendim u mor sot me shumicë votash.

Siç bëhet e ditur, Subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro.

-Advertisement-

Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe shtatë ditë pas publikimit në gjuhën zyrtare në ueb faqen e komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera