Merret vendimi për babanë e nxënësit që vrau 9 persona brenda shkollës në Beograd
Autori: Gazeta inFokus
08:59 | 06 May 2023
Zyra e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për babanë e 13-vjeçarit që vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar më 3 maj.
Zyra e Prokurorisë tha më 5 maj se babai i nxënësit të klasës së shtatë, u mor në pyetje pasi ai, i identifikuar me inicialet V.K, u akuzua për “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme”
Siç ishte njoftuar paraprakisht “Zyra e Prokurorisë do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, në mënyrë që të mos ketë ndikim te dëshmitarët dhe që të mos e përsëris veprën brenda një kohe të shkurtër dhe për shkak të ankthit të shkaktuar te publiku”.
Prokuroria tha se babai i 13-vjeçarit “gjatë seancës mohoi se ka kryer krimin” dhe se “paraqiti në detaje mbrojtjen e tij”.
“Dyshohet se V.K ka trajnuar djalin e tij për të përdorur armët e zjarrit dhe municionet duke e marrë me vete në shoqatën e qitësve për të ushtruar që të gjuajë me armë zjarri, pavarësisht faktit se ai është 13 vjeç dhe aktivitete dhe trajnime të tilla nuk janë të përshtatshme për moshën e tij”, tha Prokuroria në Beograd.
Sapo arriti në shkollë, nxënësi i dyshuar, i identifikuar me inicialet K.K, nxori armët e zjarrit nga çanta e tij dhe qëlloi rojën e shkollës, më pas nxënësit dhe mësuesin e historisë, tha më 3 maj Ministria serbe e Punëve të Brendshme.
Pas arrestimit, Ministria e Brendshme njoftoi se nxënësi kishte përdorur dy pistoleta për ta kryer sulmin dhe se armët i kishte marrë nga babai i tij.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, babai i nxënësit u arrestua. Ministri i Brendshëm, Bratisllav Gashiq, tha se të dyja armët ishin me leje.
Në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë Publike u tha se i dyshuari “nuk kishte siguruar kushte për ruajtjen e sigurt të armëve dhe municioneve që ato të binin në duart e personave të paautorizuar, gjegjësisht që armët të ishin të mbyllura në kasafortë apo në ndonjë vend që nuk do të hapej lehtë”.
“Dyshohet se si rezultat i veprimeve të tij, më 3 maj djali i tij arriti të merrte në posedim dy pistoleta, që V.K ka leje për to, të cilat nuk ishin ruajtur në mënyrë të sigurt”, u tha në njoftim.
Sipas Prokurorisë, “fëmija mori armët dhe municionet në shkollë, ku ai shtiu me to dhe mori jetën e rojës së sigurisë dhe tetë nxënësve dhe plagosi rëndë gjashtë nxënës dhe një mësues”.
Prokuroria tha se sulmuesi i dyshuar “nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve në fuqi, sepse ai është nën 14 vjeç” dhe se ai “është vendosur nën mbikëqyrje në një spital psikiatrik për fëmijë dhe të rinj”./ REL

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...


































