Lajme

Merreshin me prostitucion, arrestohet një shtetase e Shqipërisë dhe një kosovar

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 14 May 2022

Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë dhe një kosovar në Pejë, përkatësisht tek rruga “At Shtjefën Gjeqovi”, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ata kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim ta parave.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cili i dyshuari është dërguar në gjykatë.

-Advertisement-

Ndërkaq, për shtetasen e Shqipërisë është caktuar masa e ndalesës për hyrje në Republikën e Kosovës, e cila më pas është dërguar në Shqipëri.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera