Lajme

Merr viagrën për demat dhe e pëson keq – video

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 19 January 2020

Një shtetas meksikan u shtrua në spital pas një ereksioni tre-ditor të shkaktuar nga një stimulues që, sipas mediave lokale, përdoret ndryshe për demat.

Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u dërgua urgjentisht në një spital në qytetin e vogël Reynosa në kufirin e Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas gazetës La Republa në Peru, burri planifikonte të bënte seks me një grua 30-vjeçare dhe vendosi të përmirësojë kimikisht aftësitë e tij.

-Advertisement-

“Ai mori stimulimin seksual që bleu në Veracruz, të cilin fermerët në rajon e përdorin për dema”, thanë mjekët.

Burri raportohet se udhëtoi gjatë gjithë rrugës për në Veracruz për të marrë ilaçin në fjalë. Nuk dihet se cila është gjendja  e tij pas operacionit.

VIDEO

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera