Lajme

I merr veturën pasi nuk i paguan borxhin

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 30 June 2018

Një person është arrestuar të premten në fshatin Berivojcë të Kamenicës pasi dyshohet të ketë bërë vetëgjyqësi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari i kishte marrë veturën një personi tjetër pasi nuk i kishte paguar borxhin, shkruan GazetaFokus.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërgur në mbajtje.

-Advertisement-

“Fsh. Berivojcë, Kamenicë 29.06.2018-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në këmbim të një borgji i ka mare ankuesit mashkull K-Shqiptar veturën pa pëlqimin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera