Lifestyle

Merr propozime të pafundme nga meshkujt, gruaja me këmbët më të mëdha në botë: Më dërgojnë komente të çuditshme (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 07 December 2022

Gruaja me këmbët më të mëdha në botë, e cila mban numrin 48 në këpucë, shprehet se merr propozime të pazakonta nga meshkujt. Tanya Herbert, nga Houston, Teksas, thotë se ajo kurrë nuk është tunduar të bëjë kompromis për para.

Herbert është në Librin e Rekordeve Guinness. Ajo ka thembrat më të mëdha në botë, gjë që krijon probleme serioze kur vjen puna për të gjetur këpucë që i përshtaten. Në një intervistë të dhënë në faqen zyrtare të rekordeve botërore Guinness, ajo u shpreh:

Bleva disa nga këpucët më të mëdha që mund të gjeja në internet, të cilat i manipuloj për t’i zgjeruar dhe për t’i bërë ato pak më të mëdha në mënyrë që të më përshtaten me këmbët.

-Advertisement-

Gruaja tregoi se ajo kurrë nuk është ndjerë e poshtëruar për madhësinë e këmbëve të sa. Përkundrazi, ajo mori propozime të panumërta nga burrat, për para, të cilave nuk iu përgjigj.

5% e meshkujve që më ndjekin në rrjetet sociale janë ata që dërgojnë komente të çuditshme dhe interesante në inbox-in tim duke më pyetur nëse do t’u shisja fotot e këmbëve të mia. Unë kurrë nuk i përdora në mediat sociale për të qenë objekt dashurie apo diçka e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera