Sport

Merr fund “telenovela” Hysaj, agjenti zbulon përfundimisht të ardhmen e shkodranit

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 23 August 2019

“Telenovelës” Hysaj duket se i erdhi fundi. Mbrojtësi i Kombëtares, do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe në sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht zërave të shumta që turbulluan merkaton, shkodrani nuk mundi të lëvizte, duke mbetur kështu te skuadra e Karlo Ançelotit. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Hysajt, Mario Xhiufredi, që në një prononcim për mikrofonin e “TMW”, u shpreh shkurtimisht: “Hysaj do të mbetet te Napoli”.

25-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra e kaltër, teksa do t’i duhet shumë punë për të bindur trajneri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera