Rozë

Merr fund dilema: Ky do jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare!

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 17 July 2017

Më në fund zgjedhja është bërë dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Kristian Panuçi do të jetë pasardhësi i Giani De Biasit në stolin kuqezi.

Mes shumë kandidaturave, presidenti Armand Duka ka eleminuar më rradhë ata që nuk mund të uleshin në këtë pozicion për të zgjedhur në fund atë që është parë si i duhuri.

Krstian Panuçi mësohet se do të marrë detyrën e trajnerit të ri edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lajm të mësuar gjatë ditës së sotme. Newsport.al ka kërkuar konfirmim zyrtar pranë FSHF-së por e vetmja përgjigje e dhënë ka qenë në formën jo mohuese për emrin e italianit.

-Advertisement-

Orët në vazhdim pritet të sjellin zhvillime konkrete dhe zyrtarizimin e trajnerit të ri që do të pasoj De Biasin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera