Lajme

Merr flakë një autobus në hyrje të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 21 October 2017

Paraditen e së shtunës, një autobus në Prizren ka marrë flakë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë për Koha.net se ka qenë një incident shumë i vogël madje nuk ka asnjë të lënduar.

“Qendra operative në Prizren ka njoftuar se ka qenë incident shumë i vogël. Pas një defekti të vogël që ka ndodhur është shkaktuar një flakë e lehtë”, tha Haziri.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë e nevojshme të dalin as Zjarrfikësit pasi zjarrin e kanë fikur shoferi me disa persona dhe se gjithçka është marrë nën kontroll.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera