Lajme

Merr flakë kulmi i stacionit Policor

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 26 November 2020

Në orën 23:50 të së mërkurës kulmi i stacionit Policor në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera