Merr denoncim në telefon për një rast dhune, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë shkon dhe e shikon personalisht rastin
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 09 September 2023
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ishte sot në Fushë-Krujë për të biseduar dhe parë nga afër masat, pas denoncimit të një rasti dhune.
Denoncimi ka mbërritur në telefonin e ministrit, përmes një videoje të dërguar nga një banore e Fushë-Krujës.
Ministri Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet.
“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, tha ministri.
Veç hetimit të ngjarjes, ka nisur edhe verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nëse ka patur mos reagim nga Policia.
“E falënderoj Valbonen, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona. Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme, pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore”, nënvizoi Balla.
Duke iu rikthyer ngjarjes së korrikut, kur anëtarë të fisit Rraja goditën e sulmuan dhunshëm një familje tjetër në një lokal në zonë, ministri thekson se të tilla skena duhet të gjejnë reagimin e fortë të strukturave shtetërore.
“Skena e shëmtuar e Fushë-Krujës në korrik ishte një alarm zgjimi për Policinë e Shtetit dhe që nxori në pah tolerancën e papranueshme të policisë jo vetëm në atë zonë, por edhe zona të tjera periferike të vendit, e cila jo në të gjitha rastet reagon menjëherë dhe me forcë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët”, shprehet ministri i Brendshëm.
/Opinion/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...