Lajme

Merr 14 mijë euro me fajde, arrestohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 10 October 2019

Një person në Pejë ka marrë 14 mijë euro me fajde.

Personi në fjalë i cili i kërkon viktimës 36 mijë euro si detyrim për paratë e ofruara më herët është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media.

-Advertisement-

“Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950  (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit” thuhet në komunikatë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit sipas policisë janë gjetur një psitoletë dhe dëshmi relevante.

Sipas komunikatës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera