Lajme

Merkeli nën kritika të ashpra pasi kërkoi kompetenca shtesë në pandemi

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 14 April 2021

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u përball me kundërshtime të mërkurën rreth planit për të kërkuar kompetenca shtesë për ta luftuar pandeminë në zonat me shkallë të lartë të infeksioneve. Kundërshtime pati posaçërisht kundër orës policore, duke e marrë parasysh të kaluarën autoritare të këtij vendi.

Në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus po rritet dhe spitalet po mbushen me pacientë, qeveria e Merkelit po kërkon nga kuvendi që ta ndryshojë Aktin për Mbrojtje nga Infeksionet për t’ua mundësuar autoriteteve federale zbatimin e kufizimeve, edhe nëse udhëheqësit rajonalë nuk pajtohen me to.

Reiner Haeloff, kryeministër rajonal i shtetit Sachsen-Anhalt, tha se është më e rëndësishme që të motivohen njerëzit për të bashkëpunuar me qëllim të vendosjes së infeksioneve nën kontroll, sesa t’iu ndalohet atyre dalja nga shtëpia gjatë natës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Nëse askush nuk bashkëpunon më, atëherë ne kemi një problem. Atëherë nuk ka rëndësi se sa ligje bëjmë ne”, tha Haseloff, i cili është anëtar i Partisë Kristian-Demokrate të kancelares Merkel.

Georg Maier, ministër i Brendshëm në Thüringen, gjithashtu shprehu shqetësim rreth vendosjes së orës policore gjatë natës, duke thënë se do të ishte vështirë që policia ta zbatonte atë në tërë rajonin.

Ndryshe nga Britania dhe Franca, Gjermania ka ngurruar që të vendosë kufizime të ashpra ndaj lirisë së lëvizjes shkaku i prirjes së fortë të shtetit për t’i mbrojtur liritë demokratike pas të kaluarës naziste dhe komuniste.

Kundërshtarët e masave kufizuese kanë mbajtur protesta në tërë Gjermaninë, por sidomos në lindje të saj, ku ka përkrahje më të madhe të partisë së të djathtës ekstreme, AfD, e cila i ka kritikuar masat e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera