Lajme

Merkeli del me thirrje për gjermanët për fundjavë pas ashpërsimit të masave

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 24 April 2021

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i respektojnë masat e ashpërsuara kundër pandemisë në zonat me shkallë më të lartë të infeksionit.

Të dyja dhomat e kuvendit gjerman i miratuan amendamentet e Aktit për Mbrojtje nga Infeksionet këtë javë për t’i dhënë qeverisë qendrore më shumë kompetenca për ta luftuar valën e tretë të pandemisë, raporton Reuters.

Gërvalla: I kemi dhënë leje Petkoviçit, nëse s’respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrim masa

-Advertisement-

“Kjo është diçka e re në luftën tonë kundër pandemisë dhe unë jam e bindur se është e nevojshme urgjentisht. I shërben qëllimit që fillimisht të ngadalësohet vala e tretë e pandemisë, pastaj ndalimit të saj dhe përfundimisht kthimit të saj mbrapsht”, deklaroi Merkeli.

Merkeli kërkoi kompetenca shtesë, pasi 16 shtetet federale refuzuna që të zbatojnë masa më të ashpra kufizuese pavarësisht rritjes së numrit të rasteve dhe në kundërshtim me një marrëveshje të arritur në mars.

Si shumë shtete tjera evropiane, Gjermania po mundohet që ta mbajë nën kontroll përhapjen e valës së tretë agresive, ndërsa përpjekjet në këtë drejtim po vështirësohen nga varianti më ngjitës, B117, i cili fillimisht u shfaq në Britani, dhe nga fillimi i ngadalshëm i programit të vaksinimit të popullsisë.

Shefja e qeverisë gjermane premtoi se nëse numri i rasteve ulet gjatë javëve të ardhshme, testimi sistematik do të ndihmojë që në mundësohet një lehtësim i kontrolluar dhe i qëndrueshëm i masave kufizuese.

“Jam e bindur se nëse tani mund të arrijmë që t’i ulim infeksionet në masë të konsiderueshme dhe shpejt, ne do të mund t’i lehtësojmë masat hap pas hapi në një të ardhme të parashikueshme. Tani le ta bëjmë atë që është e nevojshme përsëri dhe së bashku t’i shfaqim njëri-tjetrit respekt dhe përgjegjësi”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera