Lajme

Merkel voton kundër ligjit të martesave të të njëjtit seks: Martesa bëhet ndërmjet burrit dhe gruas!

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 June 2017

Kancelarja Angela Merkel ka votuar kundër ligjit të martesave të të njejtit seks në Gjermani, sepse ajo ka bindjen se “martesa është midis një burri dhe një gruaje”.

Pavarësisht kundërshtisë së saj, Bundestagu votoi për të legalizuar martesën gej me 393 vota për 226, dhe kancelarja tha se shpresonte që masa do të përmirësonte kohezionin social.

“Për mua, martesa sipas ligjit gjerman është midis një burri dhe një gruaje dhe prandaj nuk votova sot në favor të këtij ligji,” u tha ajo gazetarëve disa momente pas votimit historik. “Shpresoj që votimi i sotëm të promovojë jo vetëm respektin midis opinioneve të ndryshme, por edhe të sjellë më shumë kohezion social dhe paqe”, shtoi kancelarja.

-Advertisement-

Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve. Po kancelarja Merkel ishte kundër kësaj. Në vitin 2013 ajo qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera