Rajoni dhe Bota

Merkel së shpejti në Paris për përgatitjen e propozimeve të përbashkëta për BE

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 12 March 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se do të vizitojë së shpejti Parisin për të bashkëpunuar me presidentin francez, Emmanuel Macron për përgatitjen e një plani për reforma në Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit Evropian që do të mblidhet në muajin mars, shkruan Infokusi.

”Shumë shpejt ministri i Financave, Olaf Scholz do të udhëtojë drejt Parisit, ashtu sikurse dhe unë për t’u takuar me Emmanuel Macron. Ne do të përgatisim Këshillin Evropian që do të mblidhet më 22 dhe 23 mars”, sqaroi ajo gjatë një konference shtypi të organizuar për fillimin e shumëpritur të punës së qeverisë së saj ditën e mërkurë, pas gjashtë muajsh ngërçi politik.

”Është e sigurt se nuk do të mundemi të japim detaje në çdo aspekt për 20 vitet e ardhshme të eurozonës, por do të hedhim dritë mbi atë që konsiderohet si hapi tjetër”, shtoi Merkel, duke premtuar gjithashtu progres në fushën e politikës migratore dhe atë të mbrojtjes.

-Advertisement-

Dy shtetet premtuan një impuls të përbashkët për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera