Lajme

Merkel: Pres me padurim për të nisur punën me qeverinë e re

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 05 March 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se pret me padurim për të nisur punën me qeverinë e re, një ditë pasi anëtarët e Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë votuan për t’u bashkuar në një koalicion me bllokun e saj konservator.

“Është e rëndësishme që ne të fillojmë sa më shpejt punën”, deklaroi kancelarja pas një takimi të komitetit ekzekutiv të partisë së saj, Unioni Kristiandemokratik (CDU), në Berlin.

Merkel pritet të rizgjidhet si kancelare nga Dhoma e Ulët e parlamentit, Bundestagu, më 14 mars.Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka propozuar sot zyrtarisht, emrin e Merkelit për postin e drejtuesit të kancelarisë.

-Advertisement-

Merkel tha se shpresonte që ajo të rizgjidhej, siç ishte planifikuar, duke shtuar se ajo do të përdorte të gjithë fuqinë e saj që kjo qeveri të funksiononte plotësisht për popullin e Gjermanisë.

”Votimi pro i dy të tretave të anëtarësimit të SPD-së hodhi themelet e një baze të mirë për punën e ndërsjellë të qeverisë”, deklaroi Merkel.

“Tani është mirë dhe e rëndësishme që kjo punë të fillojë brenda dy ditëve”, shtoi Merkel.“Pothuajse gjashtë muaj pas ditës së zgjedhjeve, është e drejta e [popullit gjerman] që ne si qeveri të zbatojmë ato që kemi premtuar”, tha Merkel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera