Lajme

Merkel planifikon të dërgojë forcat kufitare gjermane në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 30 Qershor 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel planifikon të dërgojë policinë Gjermane për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian në Bullgari.

Merkel kërkon gjithashtu masa të forta ndaj njerëzve që abuzojnë nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Në vitin 2017 dhjetëra azilkërkues rezultonin se kishin lëvizur drejt vendeve të tjera të BE-së.

“Me procedura strikte, mund të reduktojmë ndjeshëm abuzimet me vizat dhe me këtë edhe numrin e azilkërkuesve në Gjermani”, deklaroi Merkel që planifikon të implementojë këto masa në fund të gushtit.

-Advertisement-

“Ne duhet të jemi gjithashtu të përgatitur që të ndihmojmë me mbështetje Slloveninë dhe Kroacinë për kontrollimin e kufijëve nëse do të jetë e nevojshme”, shtoi kancelarja.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy