Merkel paralajmëron: Masa më të ashpra gjatë dimrit
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 08 December 2020
Liderët gjermanë janë pajtuar të hënën për kufizime më të rrepta me qëllim të frenimit të koronavirusit, disa ditë pasi ky shtet ka raportuar për numrin më të madh të viktimave në 24 orë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka thënë kolegëve të partisë së tij që masat ekzistuese të kufizimit – me bare dhe restorante të mbyllura – janë të pakta për të kontrolluar virusin.
“Situata po bëhet shumë serioze, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin”, është cituar të ketë thënë ajo sipas pjesëmarrësve në një takim me ligjvënësit e bllokut të saj konservator. Numri ditor i infektimeve nuk është duke u rritur shumë sikurse ditë më parë në Gjermani, ekonominë më të madhe në Evropë, mirëpo megjithatë shifrat janë të larta, duke përfshirë ato të viktimave.
Markus Soeder, kryetar i Bavarisë, landit që ka numrin më të madh të viktimave me koronavius, ka thënë se është i sigurt që disa liderë kombëtarë dhe rajonalë do të pajtohen për masa më të ashpra para Krishtlindjeve. Ata janë pajtuar paraprakisht për të mos rishikuar masat kufizuese deri më 10 janar. Ndonëse vaksinat pritet të ndihmojnë në kontrollim të pandemisë, numri i tyre është i kufizuar, që nënkupton se vetëm disa grupe të caktuara, përfshirë të moshuarit do të mund të planifikojnë vaksinimin gjatë dimrit.
Të dhënat e Institutit Robert Koch, që merret me sëmundje infektive në Gjermani, kanë treguar për 12,332 raste në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve përgjatë kësaj periudhe është thënë se ka qenë 147, duke e çuar në 12,919, numrin e të vdekurve me koronavirus në Gjermani.
Të tjera
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...
-
“O hajdut”, Erion Veliaj del nga SPAK-u pas pesë orësh intervistim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokur...
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...