Lajme

Merkel ndjen se ka të drejtë t’i nënvizojë dallimet në marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 29 May 2017

Kancelarja Angela Merkel është një atlantike e bindur e cila ndjen se është e drejtë që të nënvizohen dallimet në marrëdhëniet e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që t’i mbajë të shëndetshme këto marrëdhënie, ka thënë zëdhënësi i saj.

Merkeli i tronditi shumë njerëz në Uashington dhe Londër kur tha të dielën se Evropa duhet patjetër ta marrë fatin në duart e veta, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara me Trumpin president dhe Britania e Madhe pas daljes nga BE-ja nuk janë më partnerë të besueshëm, transmeton Express.

“Fjalët e kancelares janë të pavarura dhe ishin të qara dhe kuptueshme,” ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, gjatë një konference të rregullt për media në Berlin.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se “ajo që foli ishte një transatlantike e bindur thellë.”

“Për shkak se marrëdhëniet transatlantike janë shumë të rëndësishme për kancelaren, është e drejtë nga pikëpamja e saj që të flasë sinqerisht rreth dallimeve,” ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera