Lajme

Merkel hap rrugë për legalizimin e martesës së gjinisë së njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 June 2017

Deputetët gjermanë janë duke i bërë presion kancelares Angela Merkel për votë të lirë në Parlament i cili shumë shpejt do të votojë për ta legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë, pasi ajo ka sinjalizuar për një ndryshim në qëndrimin e partisë së saj rreth kësaj çështjeje.

Merkel i habiti mediat gjermane duke thënë se ajo është në favor të një vendimi të ndërgjegjes për martesën mes homoseksualëve, transmeton Express.

Partia e saj konservatore e Kristian Demokratëve (CDU) në të kaluarën e ka kundërshtuar një gjë të tillë – për dallim nga partitë opozitare, si Partia Social Demokrate (SPD), Partia e Demokratëve të Lirë (FDP) dhe Partia e të Gjelbërve, transmeton Express.

-Advertisement-

Por, disa dëshirojnë votë të lirë për këtë çështje gjatë kësaj jave.

Komentet e Merkelit kanë nxitur debat të madh në mediat sociale, ndërsa hashtagu #Ehefuralle (martesë për të gjithë) është në trend në Twitter.

Shumë partner të Gjermanisë në BE e kanë legalizuar martesën e homoseksualëve, veçanërisht Holanda, Belgjika, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera