Lajme

Merkel dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Macron

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 13 May 2017

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se dëshiron bashkëpunim të ngushtë me presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se dy vendet e tyre do të bëjnë çdo gjë që të formësojnë politikën evropiane.

“Ne do të bëjmë çdo gjë, jo vetëm për të ndihmuar Francën por edhe për të formësuar rrugën evropiane së bashku me Francën”, ka thënë Merkel në qytetin Aachen, që gjendet në kufi me Belgjikën.

Merkel do të takohet të hënën në Berlin me Merkelin, vetëm një ditë pasi të bëj betimin si president. Biseda pritet që të fokusohet në rëndësinë e marrëdhënieve me Francën dhe për rifllimin e projektit evropian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera