Meridian Express vazhdon të financojë bursa studentore në RIT Kosovë (A.U.K) për pesë vjet rresht
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 04 October 2021
Prishtinë, Kosovë – Për pesë vjet rresht, Meridian Express ka mbështetur bursat Studentore përmes dhuratës vjetore të donacionit prej 5,000.00 € bërë tek RIT Kosovë (A.U.K). Bursa Meridian Express siguron mbështetje financiare për studentët e vitit të parë me talent të jashtëzakonshëm akademik dhe kushte të pa favorizuara ekonomike.
Përmes procesit konkurrues, komiteti i bursave në RIT Kosova (A.U.K) i ka dhënë bursën Meridian Express Blendi Melenicës për Vitin Akademik 2021-22, një student i regjistruar në programin “Computing and Information Technologies” në RIT Kosovë
(A.U.K). Bursa i jepet Blendit në bazë të meritës dhe nevojës financiare. Me marrjen e njoftimit të bursës, Blendi deklaroi “Për ne studentët, kalimi në universitet është një arritje shumë e rëndësishme në jetën tonë, veçanërisht nëse regjistrohemi në një universitet aq prestigjioz sa RITK.
Është një kohë e mbushur me punë të palodhur, përgjegjësi, përkushtim dhe shumë stres. Por, falë Meridian Express dhe investimit të tyre, unë jam në gjendje të kapërcej këto vështirësi dhe të kaloj nëpër këto pengesa për të arritur atje ku dua të jem në jetë. E kuptoj që ka shumë studentë si unë, jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë nga kjo mundësi dhe mezi pres atë që na pret në të ardhmen.
Edhe një herë faleminderit Meridian Express, që t'ju ofrosh mendjeve të reja mundësi për të dëshmuar dhe shkëlqyer. Suksese të gjithë përfituesve të ardhshëm!”.
Aplikantëve të bursave u kërkohet të paraqisnin një ese së bashku me aplikimin për bursë, rezultatet e provimit pranues, suksesin e shkollës së mesme, aktivitetet jashtëshkollore dhe demonstrimin e nevojës për mbështetje financiare. Nga një numër i lartë dhe konkurrues i aplikantëve për bursa, Blendi vlerësohet me 100% të shkollimit të sponsoruar për vitin e parë. Përfituesit e mëparshëm të bursave të Meridian Express përfshijnë: Aurora Kingjin (gjenerata e vitit 2021), Emanuell Nikolla (gjenerata e vitit 2022), Agnesa Tahiri (gjenerata e vitit 2023) dhe Arlind Shefiku (gjenerata e vitit 2024).
Shikoni videon: https://www.youtube.com/watch?v=3E830JoZbWk
“Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimit tonë për të ndihmuar studentët e jashtëzakonshëm të zbulojnë potencialin e tyre të plotë me këto bursa. Ne e kuptojmë rëndësinë e marrjes së një arsimi me cilësi të lartë në Kosovë, kështu që shpresojmë që kjo bursë të mund t'i ndihmojë studentët të arrijnë madhështinë e tyre përmes arsimimit”, tha Agon Gashi, CEO i Meridian Express. "Për nderë të përvjetorit tanë të 9-të, i përcjellim urimet tona të sinqerta për fituesin e Bursës Meridian Express 2021!" “RIT Kosova (A.U.K) është e emocionuar dhe mirënjohëse për të vazhduar partneritetin tonë të gjatë me Meridian Express, përmes dhënies së bursave për të mbështetur studentët e Kosovës në nevojë financiare të cilët dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë.
Ne jemi të frymëzuar nga përgjegjësia shoqërore korporative që ushtron Meridian Express dhe investimi i tyre në Arsim në Kosovë ”tha Dr. Kamal Shahrabi, President dhe Dekan, RIT Kosovë (A.U.K).
Meridian Express është një zinxhir rrjeti prej 41 dyqane komode në qytetet kryesore të Kosovës, i cili synon të afrojë klientin duke ofruar produktet ushqimore më të avancuara veçanërisht në produktet e freskëta, ëmbëltore, pije, fruta dhe perime, shërbime ushqimore (Meridian Kitchen), dhe furrë buke (BUKA Bakery). Punëson më shumë se 500 njerëz.
RIT Kosova (A.U.K) është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë i cili jep mësim tërësisht në gjuhën angleze, si dhe është gjithashtu institucioni i vetëm në Kosovë gradat e të cilit janë të akredituara dhe të njohura në mbarë botën falë partneritetit me Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT) në Nju Jork.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...