Lajme

Meridian Express sërish mbështet fëmijët e SOS Fshatit , përmes fushatës “Barazo Faturën”

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 18 May 2018

Rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express, për të katërtin vit me radhë përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në partneritet me SOS Fshatrat e fëmijëve – vazhdojnë fushatën tradicionale – ”Barazo Faturën”. Kjo fushatë ua mundëson të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për SOS Fshatin – në gjithë rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Nëse fatura juaj është 4.97 euro, atëherë duke paguar pesë euro, ju dhuroni tre centë për fëmijët e SOS Fshatit. Që kampanja të jetë sa më transparente, secila shumë e dhuruar do të figurojë në faturën fiskale në formë të produktit.

“Për katër vjet rresht, konsumatorët e Meridian Express me mbështetjen e tyre i ndihmojnë fëmijët e SOS Kinderdorf. Këtë vit, kjo fushatë është edhe më domethënëse, meqë po ndodhë në muajin e Ramazanit, muajin e solidaritetit mes njerëzve, për t’i shtuar edhe më shumë kuptim ditëve dhe blerjeve në Meridian” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

-Advertisement-

Kjo është një tjetër iniciativë domethënëse – traditë e rrjetit Meridian Express, duke ua mundësuar të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për fëmijët e SOS Fshatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera