Lajme

Meridian Express me kampanjën “Barazo Faturën” mbështet fëmijët e SOS Fshatit për të pestin vit me radhë

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 22 October 2018

Për vitin e pestë me radhë rrjeti i marketeve të lagjes në Kosovë, Meridian Express në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve vazhduan fushatën tradicionale ”Barazo Faturën”.

Përmes kësaj fushate të gjithë konsumatorët e Meridian Express kanë pasur mundësinë të kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.

Pas çdo blerje që bëjnë , konsumatorët kanë mundësi të barazojnë faturën, duke dhuruar shumën e mbetur nga fatura për SOS Fshatin. Për hir të transparencës së kampanjës, konsumatorët pranojnë faturën fiskale ku secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit.

-Advertisement-

Yllka Mustafa Vejsa – Menaxhere për Marëdhënie me Publikun dhe Reklamim në Meridian Express, tregon që gjatë kësaj kampanje, këtë vit janë mbledhur 3,622.35€.

“Jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim me konsumatorët tanë ne mund të ndihmojmë dhe kontribuojmë në përmisimin e kushteve për fëmijët e SOS Fshatit.”

Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj tashmë per disa vite me radhë përmes fushatës “Barazo Faturën” ka perkrahur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët në rrrezik. SOS Fshati i Femijëve në Kosovë falenderon Meridian Express dhe të gjithë konsumatorët e saj për përkrahjen e tyre. Me përkrahjen dhe ndihmën tuaj ne mund të vazhdojmë të sigurojmë një familje të ngrohtë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët në rrezik. –shtoi Albana Zogu, Udhëheqëse për Mbledhjen e Fondeve ne SOS Fsahtin e Fëmijeve.

Kjo iniciativë nga Meridian Express dhe konsumatorët e saj, tashmë është bërë traditë gjatë viteve të fundit.

Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe këtë e dëshmon dhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ si dhe antarësimi i saj në nivel të grupit në Forumin Ekonomik Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera