Meridian dhuron 1,506.26 Euro për shëndetin e nënave dhe fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus
17:53 | 17 April 2018
U bë dhurimi i çekut në vlerë prej 1,506.26 Euro nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programet për shëndetin e fëmijëve. Fushata “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf” u mbajt përgjatë muajit Mars, duke e shënuar Marsin si muajin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.
“Fushata ‘Kontribo për fëmijët, blej produkte Scharf’ është një vazhdimësi e projekteve dhe iniciativave të Meridian Express për të mbështetur shëndetin e fëmijëve në vend. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me ide dhe projekte të reja për të ndihmuar kauza të tilla. Falenderojmë të gjithë konsumatorët që kontribuan ne blerjen e produkteve te brendit Scharf,” u shpreh Yllka Mustafa, Menaxhere për Marëdhnie me Publikun & Reklamim në Meridian Express.
Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf, ku për çdo kafe/ çaj që u porosit nga konsumatorët, 10% e vlerës u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijeve. Këto fonde do përdoren për të financuar programet shëndetësore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.
“Shumë kompani dhe individë po i bashkohen misionit tonë duke organizuar fushata apo ngjarje për të mbledhur fonde. Disa nga ngjarjet që po mbahen për disa vite me radhë janë ngjarjet bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Fushata “Runner for Hearts” si dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër. Misioni për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve nuk është vetëm i fondacionit tone, mirëpo i gjithsecilit, andaj ju ftojmë të na bashkoheni me idetë dhe mundësitë tuaja”, tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.


T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
































