Meridian bëhet kompania e parë kosovare që anëtarësohet në Forumin Botëror Ekonomik (World Economic Forum)
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 17 September 2018
Njëra ndër kompanitë më të vjetra private dhe më të mirënjohura në Kosovë, Meridian Corporation, pranohet si anëtare e Forumit Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë, Zvicër.
Meridian Corporation është kompania e vetme kosovare e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në FEB, ndërsa anëtarësimi i saj në Forumin Botëror Ekonomik vjen si mirënjohje për rolin dhe kontributin e kompanisë në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në vendin tonë.
E themeluar 26 vjet më parë, Meridian Corporation është kompani distribuimi e cila ka fokus të veçantë sektorin e ushqimit dhe pijeve. Në kuadër të Meridian Group janë edhe njësitë e suksesshme të biznesit sikurse rrjeti i marketeve Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.
Për Meridian Corporation, anëtarësimi në FEB nënkupton konfirmim të pozitës së saj udhëheqëse në treg si dhe mundësi të reja të jashtëzakonshme për ndërveprim me liderë të tjerë të shumtë të industrisë, akademinë dhe ekspertët e shumtë që janë në dispozicion nga FEB, për ta avancuar edhe më tej kompaninë dhe operimet e saj në treg.
Anëtari i Bordit të Meridian Corporation, njëherit kryeshef ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, shprehu krenarinë e tij me faktin që Meridian po arrin të depërtojë përtej kufijve të një tregu të vogël si ai kosovar dhe po arrin që me meritë të renditet si e barabartë në listën e anëtarëve dhe korporatave multinacionale që janë pjesë e këtij forumi të suksesshëm botëror.
“Meridian Corporation do të vazhdojë të jetë kompani model nga Kosova, e cila e përfaqëson tregun tonë por edhe atributet më të mira të të bërit biznes nga vendi ynë në Forumin Ekonomik Botëror,” tha Gashi.
E themeluar si fondacion në vitin 1971, Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë e pavarur ndërkombëtare e cila angazhohet për të përcaktuar sfidat, zgjidhjet dhe veprimet, gjithmonë në frymën e qytetarisë globale, ndërsa është edhe në shërbim të ndërtimit te komuniteteve të qëndrueshme përmes një koncepti të integruar të takimeve të nivelit të lartë, rrjeteve të hulumtimit, grupeve të punës dhe bashkëpunimit digjital.
Të tjera
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...
-
Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mun...
-
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha kës...
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...