Lajme

Mërgimtari rrahu gruan e tij, përfundon prapa grilave

Autori: Islam Morina 13:00 | 10 September 2022

Një qytetar i Podujevës ka përfunduar nën prangat e policisë nën dyshimin se rrahu gruan e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë, gruaja rastin e ka paraqitur në Gjermani dhe Policia e Kosovës e ka realizuar arrestimin e tij me kërkesë të bashkëpunimit nga autoritetet gjermane.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Podujevë.13.14.08.2022. Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit) me autoritetet, më 09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera