Mërgimtari nga Zvicra zgjodhi që të fejohet në ditën e zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 17 October 2021
Familja Sadiku nga Zvicra ka ardhur në Kosovë me dy qëllime. Qëllimi i tyre ka qenë që të votojnë në Zgjedhjet Lokale por edhe ta fejojnë djalin e tyre Kushtrimin në po të njëjtën ditë.
Ata thonë se këtë ditë e kanë zgjedhur me qëllim, pasi konsiderojnë se është ditë me rëndësi.
“E kam zgjedhur me qëllim, sepse mua më mbete kujtim,” – është shprehur Kushtrimi i cili do të fejohet sot gjatë ditës.
Ai është shprehur se është ndenje e veçantë për të kur e di se po fejohet në po të njëjtën ditë kur po zhvillohet procesi i Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
“Së pari është diçka e veçantë me u feju, edhe për zgjedhje është diçka që lidhet me një datë, sepse janë zgjedhje dhe fejesë – diçka që nuk harrohet,” tha tutje Kushtrimi.
Për këtë ngjarje me rëndësi për familjen e tyre ka folur edhe xhaxhai i Kushtrimit. Ai ka treguar se i është gëzuar faktit që nipi i tij ka pranuar që të fejohet me një vajzë nga Kosova.
“Jemi shumë të gëzuar që njëherë ka pranuar ta marrë një vajzë këtu, nga Kosova. E kemi bo një harmoni që ta bëjmë edhe në ditën e zgjedhjeve, kështu që për këtë të riun, sepse ky ka lindur e është rritur atje në Zvicër, është më afër vendlindjes por edhe do të jetë edhe një kujtim për tërë jetë. Edhe herëve të tjera e shtynë që të vije sa më shpesh sepse zgjedhjet atje janë nëpërmes mediave elektronike. E këtu në Kosovë kur ka shkuar për të votuar ka gjetur shokë dhe ka parë njerëz të afërm kështu që i ka lënë përshtypje që të vijë edhe herëve të tjera pa përtesë,” – u shpreh ai për ATV.
Nëna e Kushtrimit thotë se i është gëzuar shumë që i është dhënë mundësia ta bëjnë fejesën në po të njëjtën ditë, gjersa shton se menjëherë pas ceremonisë së fejesës do të shkojnë për të votuar familjarisht.
Edhe babai i tij ka thënë e është i lumtur me të dy djemtë që ka, dhe më të lumtur e bënë fakti që dëshira e tyre për të ardhur në Kosovë për vizitë veç po rritet.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...































