Lajme

Mërgimtari nga Zvicra zgjodhi që të fejohet në ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 17 October 2021

Familja Sadiku nga Zvicra ka ardhur në Kosovë me dy qëllime. Qëllimi i tyre ka qenë që të votojnë në Zgjedhjet Lokale por edhe ta fejojnë djalin e tyre Kushtrimin në po të njëjtën ditë.

Ata thonë se këtë ditë e kanë zgjedhur me qëllim, pasi konsiderojnë se është ditë me rëndësi.

“E kam zgjedhur me qëllim, sepse mua më mbete kujtim,” – është shprehur Kushtrimi i cili do të fejohet sot gjatë ditës.

-Advertisement-

Ai është shprehur se është ndenje e veçantë për të  kur e di se po fejohet në po të njëjtën ditë kur po zhvillohet procesi i Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.

“Së pari është diçka e veçantë me u feju, edhe për zgjedhje është diçka që lidhet me një datë, sepse janë zgjedhje dhe fejesë – diçka që nuk harrohet,” tha tutje Kushtrimi.

Për këtë ngjarje me rëndësi për familjen e tyre ka folur edhe xhaxhai i Kushtrimit. Ai ka treguar se i është gëzuar faktit që nipi i tij ka pranuar që të fejohet me një vajzë nga Kosova.

“Jemi shumë të gëzuar që njëherë ka pranuar ta marrë një vajzë këtu, nga Kosova. E kemi bo një harmoni që ta bëjmë edhe në ditën e zgjedhjeve, kështu që për këtë të riun, sepse ky ka lindur e është rritur atje në Zvicër, është më afër vendlindjes por edhe do të jetë edhe një kujtim për tërë jetë. Edhe herëve të tjera e shtynë që të vije sa më shpesh sepse zgjedhjet atje janë nëpërmes mediave elektronike. E këtu në Kosovë kur ka shkuar për të votuar ka gjetur shokë dhe ka parë njerëz të afërm kështu që i ka lënë përshtypje që të vijë edhe herëve të tjera pa përtesë,” –  u shpreh ai për ATV.

Nëna e Kushtrimit thotë se i është gëzuar shumë që i është dhënë mundësia ta bëjnë fejesën në po të njëjtën ditë, gjersa shton se menjëherë pas ceremonisë së fejesës do të shkojnë për të votuar familjarisht.

Edhe babai i tij ka thënë e është i lumtur me të dy djemtë që ka, dhe më të lumtur e bënë fakti që dëshira e tyre për të ardhur në Kosovë për vizitë veç po rritet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera