Lajme

Mërgimtari kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, pendohet pas sfidave që i dalin

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 03 October 2021

Një bashkatdhetarë është kthyer nga Amerika në Kosovë për të investuar, por ende pa filluar investimin atij i kanë dalë probleme.

Jeton Hasanaj është kthyer nga Amerika në Meje të Gjakovës për të ndërtuar një jetë të re.

Krahas problemeve tjera që ka kjo lagje, rrjeti i dobët elektrik mbetet një problem shumë i madh.

-Advertisement-

“KEDS-i ka ardhur këtu dhe kanë parë gjendjen e shtyllave. Fotografimi është bërë. Masat janë marrë. Na kanë thënë se kur të vini në radhë do të intervenojmë, por i bëra gati një vit dhe nuk ka reagim”, shprehet për RTK-në qytetari Jeton Hasanaj.

Edhe banorët tjerë po ankohen për sistemin energjetik dhe shtyllat.

Ata thonë se shtyllat deri më tani i kanë vendosur me vet kontribut.

“Ndoshta nuk ja ka vlejtur të kthehemi nga SHBA. Por po shpresojmë se do të bëhet mirë”, shprehet tutje mërgimtari.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se çështje e zhvendosjes së shtyllave është e rregulluar me ligj.

Ai thotë se pala kërkuese duhet të bëjë kërkesë në KEDS, derisa ky i fundit iu jep mbështetje teknike.

Ai thotë se dislokimi sipas ligjit bëhet nga vet qytetari që ka bërë kërkesën.

Ndryshe, banorët thonë se këto ditë pritet asfaltimi i rrugës dhe sipas tyre do të ishte i mirëseardhur edhe ndërrimi i shtyllave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera