Lajme

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, “shpërthen” qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 29 July 2021

Një mërgimtar e ka hedhur një shishe të zbrazur para dyerve të shtëpisë së një qytetari në Suharekë, derisa ky i fundit është irrituar me veprimin e tij.

Hedhja e mbeturinave nga vetura në rrugët e Kosovës është një veprim i keq që ndodh çdo ditë.

Persona të pandërgjegjshëm vendosin që mbeturinat që kanë në veturë, t’i hedhin nga dritarja dhe t’i gjuajnë në ambient qoftë me ose pa gjelbërim.

-Advertisement-

Një incident ka ndodhur sot diku në Suharekë, ku një mërgimtar ka hedhur shishen e zbrazur të një ‘Coca-Cola’, para derës së një shtëpie. Kjo e ka irrituar pronarin e kësaj shtëpie dhe më pas ka pasur një debat të ashpër me të.

Ai duke e xhiruar vetën, i ka shkuar tek vetura mërgimtarit duke e pyetur se pse e bëri një veprim të tillë dhe se a do e bënte në Zvicër të njëjtën gjë.

Në video dëgjohet qytetari duke thënë se do ta thërrasë policinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera