Lajme

Mërgimtari i dhuron shkollës “Lasgush Poradeci” në Kijevë 10 laptop

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 18 May 2021

Mërgimtari që punon në Gjermani, i ka dhuruar shkollës së mesme “Lasgush Poradeci” në Kijevë 10 laptop, shkruan Gazeta Infokus.

Ky donacion i mërgimtarit Leo Krasniqi është pranuar nga drejtori i kësaj shkolle Sami Toplana dhe koleltivi i shkollës.

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë, ndër vite i ka dhënë vendit kuadro profesionale të shquara dhe idealistë të shquar në lëmin kombëtar si Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e shumë dëshmorë të tjerë që jetën e tyre ia falën lirisë së atdheut.

-Advertisement-

Ish nxënësit e kësaj shkolle gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta ishin më aktivët në demonstratat e asaj kohe që zunë fill me 11 mars 1981 nën organizimin e rinisë studentore të asaj kohe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera