Lajme

Mërgimtari bën apel për kujdes në Merdare: Policia serbe i’u dënojnë në rast se nuk e bëni këtë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 06 June 2020

Një bashkatdhetarë i cili po vinte nga Italia, është gjobitur në kufij të Merdarës nga policët serbë pasi që pasagjerët në pjesën e prapme nuk ishin të lidhur.

Pasi shumica e shteteve të Europës hapën kufijtë, pas mbylljes nga pandemia koronavirus, shumë mërgimtarë ja kanë mësyer rrugës për në Kosovë.

Rruga alternativa që po përdorin ata është nga Kroacia për në Serbi dhe më pas për të hyrë nga pika kufitare e Merdares në Kosovë.
E pikërisht këtu sot një bashkatdhetar i cili po vinte nga Italia, e ka pësuar nga ana e policëve serbë duke u gjobitur me para.

-Advertisement-

Ai në grupin ‘Marakli t’kerreve’, ka kërkuar nga mërgimtarët që kalojnë këtë pikë të kenë kujdes pasi që mund të gjobiten nga policia e Serbisë, në rast se pasagjerët mbrapa nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë.

Gjithashtu është publikuar edhe video e momentit të gjobitjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera