Lajme

Mërgimtarët presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 07 July 2018

Numri i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për të vizituar familjarët, ka filluar të rritet dukshëm.

Si çdo vit, hovi i madh i mërgimtarëve shkakton kolona të gjata dhe pritje me orë në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në matjet e bëra në orën 20:00, pritjet në pikën kufitare të Mërdarës janë dy orë. Derisa kolonat janë të gjata deri në 350 metra për të hyr në Kosovë.

-Advertisement-

Kjo pikë që lidh Kosovën me Serbinë, është njëra ndër pikëkalimet më të frekuentuara të mërgimtarëve që vijnë në vendlindje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera