Lajme

Mërgimtarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 26 July 2023

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës nga pika kufitare Dheu i Bardhë po iu bie të presin nga 35 minuta deri në 3 orë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në hyrje të kësaj pike janë deri në 200 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet janë 20 minuta, derisa në Merdare 10-15. Në Han të Elezit pritjet po zgjasin deri në 10 minuta, derisa në pikat e tjera deri në pesë minuta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera